Inspektohen punimet në “Naim Frashër”
Lokale

Inspektohen punimet në “Naim Frashër”

29.Oct.2012 17:23
0
Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, sot është vizituar nga përfaqësues të pushtetit lokal, me qëllim të inspektimit të punimeve që janë bërë në këtë shkollë Drejtori i këtij institucioni arsimor Fatmir Hasani ka vlerësuar punimet që janë bërë, sidomos me dritaret dhe dyert. “Ndërrimi i dritareve dhe dyerve ishte shumë i nevojshëm pasi ato ishin që 30 vite. Jemi të kënaqur me investimin, ndërsa vitin që vjen do të bëhet edhe ndërrimi i dyerve dhe dritareve të katit të dytë dhe kështu do të përmbyllet ky projekt sa i përket dyerve dhe dritareve”, tha me këtë rast drejtori i shkollës Fatmi Hasani. Ndërsa, Agim Haliti, udhëheqës i Drejtoratit për Ndërtim, gjatë inspektimit u shpreh se punimet janë kryer në katin e parë të objektit të shkollës, kurse ndërrimi i dyerve dhe dritareve në katin e dytë do të bëhet vitin e ardhshëm. “Kemi gjetur gatishmëri me kryetarin komunës që të rrënohen edhe dritaret dhe të vendosen dritare me emetim të ulët të rrezeve që janë me standarde bashkëkohore dhe i plotësojnë të gjitha kushtet”, tha Haliti. Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim shpjegoi se në këtë shkollë do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë. “Mendojmë për ndërtimin e elementeve përcjellëse, si fushën e futbollit apo sallën e edukatës fizike. Në bashkëpunim me udhëheqësin e kësaj shkolle do ti arrijmë ato standarde të cilat nevojiten për zhvillim të mësimit në nivelin bashkëkohorë”, përfundoi Haliti. Punimet në shkollën “Naim Frashëri” kanë zgjatur rreth një muaj. Ky projekt është financuar nga komuna e Bujanocit, vlera e së cilës është 4 milion e 200 mijë dinarë, ndërsa punë kryerës ishte “Al Europa”. Në këtë shkollë mësojnë 404 nxënës të ndarë në 19-të paralele, tetë të klasave të ulta, ndërsa 11 të klasave të larta./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/Naim-frasheri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Serbët edhe me targa të vjetra, Lugina vetëm me pagesë
"Të sukseshëm në lobim për Luginën"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration