Lokale
Selimon Sadiku nuk arrin në shtëpi, por ai transferohet në burgun e Nishit
Pas deklarimit të avokatit mbrojtës Ilija Radulloviq, se për Selimon Sadiku është marrë vendim nga Gjykata Supreme për të mbrojtur në liri, ai pasi u lirua nga burgu u qendrorë i Beogradit është dërguar në burgun e Nishit.
Gjatë ditës së djeshme Selimon Sadikun është liruar që të mbrohet në liri, mirëpo pas pritjes disa orësh Selimon Sadiku, në vend që të dërgohet në shtëpinë e tij në Raincë ai u transferua në burgun e Nishit.
Pas shumë kërkesave të palës mbrojtëse, është dhënë arsyetimi gojor se Selimo Sadiku ka edhe një shqiptim dënimi për 7 muaj burg shtesë për arsye tjetër.
Selimon Sadiku u arrestua në datën 26 Dhjetor 2008 në shtëpinë e tij në Raincë, dhe ishte I dënuar me 15 vite heqje lirie.
Kryetarja e Trupit Gjykues të Gjyqit të Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, Snezhana Nikoliq Garotiq, kishte marrë vendin e djeshëm për mbrojtjen në liri të Selimon Sadikut.
Ndërsa pas këtij vendimi, Sadiku u dërgua në burgun e Nishit që sipas akuzës ai duhet të mbajë burgim prej 7 muajsh për vepra tjera.
Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq që të hënën e pare, më 2 Korrik 2012, do të duhet ta shfuqizojë vendimin e saj që Selimon Sadiku të mbrohet në liri./Orhan Rexhepi/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/burgu-i-nishit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!