Lirohet Selimon Sadiku, ndërsa të tjerëve i vazhdon rigjykimi në shtator
Lokale

Lirohet Selimon Sadiku, ndërsa të tjerëve i vazhdon rigjykimi në shtator

29.Jun.2012 21:39
0
Gjykata Speciale ka liruar Selimon Sadiku nga Rainca e Preshevës,  i cili ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2008, dhe sipas avokatit të tij  mbrojtës Ilija Radulloviq, Sadiku ishte dënuar me 15 vite burgim dhe tani do të mbrohet në liri .  Tri ditë rresht, më 27, 28 dhe 29 Qershor  2012, në Gjyqin e Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, më në fund ka filluar faza përmbyllëse e RIGJYKIMIT kundër shtatëmbëdhjetë shqiptarëve të Luginës së Preshevës (gjashtë prej tyre prezent në Gjykatë dhe njëmbëdhjetë në mungesë) të akuzuar për krime lufte kundër serbëve, romëve dhe ndonjë shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999. Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq, gjatë ditës së parë, rreth pesë orë i lexoi emrat e dëshmitarëve dhe titujt e dokumenteve-dëshmi, të cilat do të merren parasysh për shpalljen e AKTGJYKIMIT të ri, mbi të gjitha dokumentet e marra nga EULEX-i, OSBE-ja, Angjencia Informative Serbe e Sigurimit  BIA (17. 5. 2012) dhe nga Agjencia e Sigurimit Ushtarak Serb VBA (20. 6. 2012). Ajo gjithashtu tha se do të merren parasysh edhe të gjitha dokumente-dëshmitë e palës mbrojtëse, 264 sosh, gjë e cila nuk kishte ndodhur gjatë përgatitjes për shpalljen e Aktgjykimit të parë. Edhe pse u paralajmërua fjala përfundimtare e zëvendës-Prokurorit Mioljub Vitoroviq, në ditën e dytë dhe të tretë fjalën e tij përfundimtare e tha Selimon Sadiku nga Rainca, i cili në mënyrën më perfekt të mundshme arriti të dëshmojë pafajësinë e tij totale, duke i rrëzuar me forcën e argumentit të gjitha ato gënjeshtra të montuara nga ana e Prokurorisë, sidomos dëshminë e rrejshme të dëshmitarit bashkëpunëtor BOZHURIT 50. Ai ishte aq i bindshëm sa që edhe vetë zëvendës-Prokurori Vitoroviq në një moment u detyrua të kërkojë falje. Pas tij Agush Memishi, me këmbëngulësi kërkoi sqarim të plotë për maltretimet që i ishin bërë atij dhe të tjerëve nga ana e xhandarmërisë Serbe, gjatë arrestimit të 26 Dhjetorit 2008 po edhe më pas, duke kërkuar dëmshpërblim dhe ndjekje penale kundër tyre. Ishin mjaft të komplikuara këto tri ditë, sa që Samet Hajdari në një rast, Kryetares së Trupit Gjykues iu drejtua se a mos ndoshta po e presin Kryatrin Tomisllav Nikoliq çfarë t’u thotë. Në fund pala mbrojtëse kërkoi lirimin e të gjithë të akuzuarve për mbrojtje në liri, por Trupi Gjykues e aprovoi vetëm kërkesën për Selimon Sadikun. Edhe pse vendimi për lirimin e tij u mor rreth orës 12,00 ai ende nuk ka dalë nga burgu sepse procedura e lirimit të tij, pakuptueshëm është duke u stërzgjatur. Vazhdimi i RIGJYKIMIT u caktua jo më herët se për datat 3, 4, 5, 6 dhe 7 Shtator 2012./Orhan Rexhepi/Titulli.com/    copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/selimon-sadiku.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Selimon Sadiku nuk arrin në shtëpi, por ai transferohet në burgun e Nishit
Qeveria e Daçiqit frikëson shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration