Salihu për ditën e  Evropës: Shqiptarët e Luginës së Preshevës në një situatë të palakmueshme
Lokale

Salihu për ditën e Evropës: Shqiptarët e Luginës së Preshevës në një situatë të palakmueshme

09.May.2022 15:58
0

Kryetar i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihu për ditën e Evropës- 9 Maji ka vlerësuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës akoma gjenden në një situatë të palakmueshme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot e gjithë Europa feston 9 Majin, ditën e paqes dhe bashkimit në Europë, ditë kur u hoqën barierat, qoftë ato ekonomike por edhe ato të lëvizjes së lirë si dhe ditës kur mendësia dhe mentaliteti europian triumfoi mbi çdo lloj tjetër mendësie.
 
Presheva, por veçanërisht shqiptarët e Luginës së Preshevës akoma gjenden në një situatë të palakmueshme, qoftë në aspektin social, qoftë atë ekonomik e material, duke i diskriminuar konstant nga politika joeuropiane të shtetit ku jetojmë.
 
Është kjo ditë kur ne si përfaqësuesit politik të Luginës por edhe përfaqësuesit politik mbarë shqiptarisë i kujtojmë e rikujtojmë shteteve të BE-së që ne shqipëtarët jemi brum i popujve të Europës dhe që sa më shpejt duhet të jemi pjesë e familjes së madhe Europiane!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ami-salihu-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryetari i Preshevës Arifi: Aspiratë e çdo shqiptari është dhe mbetet integrimi në Bashkimin Europian
Konkurs për subvencione ekonomike bizneseve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration