Kryetari i Preshevës Arifi: Aspiratë e çdo shqiptari është dhe mbetet integrimi në Bashkimin Europian
Kryetari i komunës së Preshevës ka shkruar në Facebook për ditën e Evropës se mbetet integrimi në BE aspiratë.
Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Arifi:
Aspiratë e çdo shqiptari është dhe mbetet integrimi në Bashkimin Europian, gjithmonë duke mbështetur vlerat më të larta dhe parimet e demokracisë.
Është nevojë thelbësore për popujt e shtypur, të kenë pjesë nga uniteti i Bashkimit Europian, duke dënu çdo lloj agresioni që diskriminon e cënon vlera të lirisë e të drejtave themelore njerëzore.
Drejt themeleve si sinonim i paqes dhe lirisë; drejt vlerave që mbeten busullë për zhvillim, siguri e paqe!