Rikualifikim për mësimdhënësit e Luginës, afati i aplikimit deri më 15 dhjetor
Lokale

Rikualifikim për mësimdhënësit e Luginës, afati i aplikimit deri më 15 dhjetor

05.Dec.2012 16:13
0
Ministria e Arsimit  e Republikës së Kosovës do të organizojë një cikël me ligjërata për rikualifikim të mësimdhënësve që kanë mbaruar shkollën e Lartë Pedagogjike. Sipas kumtesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar, të drejtë rikualifikimi në këtë organizim të ministrisë kanë edhe mësimdhënësit që punojnë në shkollat fillore të Luginës. Andaj, me këtë qëllim, KKSH kërkon nga të gjitha shkollat fillore të Luginës që mësimdhënësit që kanë mbaruar shkollën e Lartë Pedagogjike të paraqiten në mënyrë që të fitojnë rikualifikim nga i tanishmi në superior. Ligjëratat do të mbahen çdo fundjavë (e shtunë dhe e diel) në Fakultetin e Edukimit në Gjilan, ndërsa afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri më 15 dhjetor të këtij viti, në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/ ******************************************************************************************************************************************************

KUMTESË

            Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon nga udhëheqësit e të gjitha shkollave fillore në Luginë të Preshevës, që të informohen të gjithë mësimdhënësit që kanë të mbaruar shkollën e Lartë Pedagogjike se Ministria e Arsimit në Prishtinë organizon cikle ligjëratash për rikualifikimin e mësimdhënësve. Qëllimi i rikualifikimit është që të gjithë mësimdhënësit të kenë kualifikim superior. Ligjëratat do të organizohen ditëve të vikendit (të shtunave dhe të dielave) në Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Luten drejtorët e shkollave që në afat sa më të shkurtër t’i përpilojnë listat e të interesuarve me këto të dhëna : 1.Emri, emri i prindit dhe mbiemri, 2.Data dhe vendi i lindjes, 3.Drejtimi i kualifikimit paraprak, 4.Vendi i institucionit gjegjës, 5.Viti i mbarimit të shkollimit dhe 6.Vitet e përvojës në profesion.               Afati për dorëzimin e listave është deri më 15.12.2012, në adresën e KKSH-së, në Bujanoc,  rr.K.Petroviq  p.n. ndërtesa ish-komitetit, kati  i  dytë.   Me respekt  ! Këshilli Kombëtar Shqiptar                  Bujanoc,                                                                                                                 Shërbimi për informim               05.12.2012                                                                                                                                                                                                                                copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/ministria-arsimit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Aparatin e kanë, por s’dinë ta përdorin !
Dyshtetësia: Kush kërkoi nga Presheva pasaportë shqiptare?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration