Lokale
Aparatin e kanë, por s’dinë ta përdorin !
Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, është njëra nga institucionet në Serbi e cila nga ambasada Japoneze ka përfituar një vit e gjysmë më parë, aparatin e mamografisë, mirëpo ky aparat nuk është në funksion.
Arsyeja e mos funksionimit të këtij aparati është pasi nuk ka personel të trajnuar për përdorimin e tij.
“Problemi është se nuk kemi personel të trajnuar. Aparati gjashtë muaj ka qëndruar në pako, pastaj kemi angazhuar mjek nga Vranja të cilët paguhen sipas marrëveshjes”, thotë për Median e Jugut, Dr. Nebojsha Stojanoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, transmeton Titulli.
Sipas fjalëve të tij problemi është se edhe pas një viti, që nga marrja e aparatit të mamografisë, nuk dinë se cilin radiolog duhet dërguar për trajnim në përdorimin e mamografisë.
Pacientet presin nga një muaj për të bërë kontrollin, dhe sipas fjalëve të drejtorit të këtij institucioni, për gjashtë muaj janë ekzaminuar vetëm 150 pacientë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/shtepia-e-shendetit-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!