Lokale
Rikthehen zjarret në Bujanoc
Këto ditë të nxehta kanë bërë që zjarret të rikthehen në komunën e Bujanocit, respektivisht në fshatin Nesalcë.
Zjarret i janë afruar shtëpive të këtij fshati diku rreth pesëdhjetë metra, ndaj dhe rrezikohen edhe banorët e këtij fshati.
Banorët thonë se zjarret të cilat janë përhapur në këtë pjesë i janë afruar shumë shtëpive dhe se nuk ndihen të sigurt.
Ne u munduam të kontaktojmë edhe me shefin e Shtabit të Emergjencës të komunës së Bujancit Ali Asllanin, që të kuptojmë më mirë situatën por për fat të keq telefoni i tij ishte i mbyllur ose nuk ka qasje në rrjetë.
Menjëherë pas kësaj situate ka reaguar edhe këshilltari i LPD-së Megzon Ismaili, i cili po ashtu është banor i këtij fshati, i cili ka thënë se organet kompetente për siguri nuk kanë reaguar lidhur me këtë situatë.
“Organet kompetente për siguri nuk kanë reaguar me kohë lidhur me këtë situatë të krijuar në këtë pjesë “, thotë Ismaili duke shtuar se Shtabit i Emergjencës duhet të jetë më i gatshëm për situata të tilla.
Zjarret të cilët e kanë kapluar fshatin Nesalcë kanë filluar nga mesdita dhe ende vazhdojnë të jenë prezent./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/nesalca-fund.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!