Lokale
Presheva me reduktime të ujit, shkak thatësira
Të gjitha familjet që furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Toplikut, do të kenë edhe ditëve të ardhshme reduktime të ujit, raporton tvp.
Kjo bëhet për shkak të thatësisë së madhe që ka kapluar rajonin tonë, ndërsa reduktimeve janë duke i ndihmuar edhe qytetarët e Preshevës duke bërë ujitjen e kopshteve dhe keqpërdorime të ndryshme.
Këtë gjë e konfirmon drejtori i NP “Moravica” Naser Sadiku, duke shtuar se reduktimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme deri atëherë kur të fillojnë reshjet e shiut dhe deri sa keqpërdorimet do të ndalen.
Ai apelon tek qytetarët të bëjnë pagesat me kohë, sepse mund të ndodhë që shume shpejtë reduktimet të harrohen pasi që është duke funksionuar vetëm motori i fundit i ujësjellësit dhe shumë shpejt mund që edhe ky të jetë jashtë funksionit e atëherë qytetarët do të mbesin pa ujë të pijshëm deri në 4 javë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/uji1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!