Lokale
Rikthehen zjarret në Bujanoc
Në territorin e komunës së Bujanocit janë rikthyer sërish zjarret. Zjarri që vlerësohet i rrezikshëm është në mes dy bazave ushtarake, afër Dobrosinit.
Situata është aq e rrezikshme sa që skuadra e zjarrfikësve nuk guxon të intervenojë. “ Është rrezik nuk guxojmë ta lëmë askënd me hy ku janë zjarret. Zjarri i është afruar dy bazave ushtarake ku edhe ushtria është e gatshme në angazhim për shuarjen e zjarrit”, tha për Titullin Ali Asllani nga Shtabi i Emergjencës të komunës së Bujancit.
Ai shpjegoi se zjarri është duke u zgjeruar shumë .“Zjarri po hapet në shumë fronte dhe ka marrë një sipërfaqe të madhe”, tha Asllani, duke shtuar se banorët e Dobrosinit nuk janë të rrezikuar.
Vlenë theksuar se në zjarrin e para disa ditëve që përfshiu këtë pjesë të malit, shkaktoi edhe avari në sistemin distribuues elektrik.
Me këtë rast u dogjën edhe shtyllat elektrike nga materiali i drurit dhe për shkak të terrenit të minuar, Elektrodistribucioni për disa ditë nuk mundi të vendosë shtyllat e reja dhe për pasojë Dobrosini dhe fshati Konçul patën mbetur pa rrymë elektrike./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/dobrosin-zjarre-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!