Rexhepi solidarizohet me mungesën e financimit të mediave lokale në Bujanoc
Driton Rexhepi, ish-kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit nga PVD, përmes një shkrimi në facebook është solidarizuar me mediat lokale në mungesë të ndarjes së projekteve për mediat lokale në vitin 2020.
Ditë më parë komuna e Bujanocit ka anuluar komkursin për bashkëfinancimin e projekteve në informim të interesit publik.
Ky është postimi i plotë i Driton Rexhepit në facebook:
Solidarizohem me shqetësimin e përfaqësuesve të mediave lokale në Bujanoc, për mungesën e financimit përmes granteve nga ana e vetëqeverisjes lokale.
I bëj thirrje, institucioneve të vetëqeversijes lokale, të bëjë ndarjen e fondeve publike për mediat lokale, përmes një procesi transparent dhe të drejtë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/8379F8D-3539-462B-ACB6-8C45C703B052.jpeg): failed to open stream: No such file or directory