Lokale
Reagon Mustafa e Halimi: Stankoviq kërcënoi shqiptarët e Luginës
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe deputeti Riza Halimi kanë reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq , ku ky i fundit kishte thënë se sjelljet e politikanëve në Luginë për ndërprerjen e bisedimeve do sanksionohen sipas ligjeve.
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe deputeti popullor Riza Halimi kanë thënë se deklarata e kryetari të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq , është kërcënim ndaj gjithë shqiptarëve të Luginës .
Sipas kryetarit Mustafa, Trupi Koordinues për 13 vite nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, ndërkaq për deputetin Halimi kjo është një demagogji e kryetarit Stankoviq.
Pavarësisht kësaj komunikate, Mustafa e Halimi i kanë thënë RTP-së se moratoriumi me palën serbe do të vazhdojë, transmeton Titulli.
Për kryetarin Mustafa këto deklarime i përkasin politikës së “Millosheviqit dhe Sheshelit që kanë zbatuar në Kosovë e Luginë”.
Megjithatë, sipas tyre qeveria serbe me miratimin e ligjit për rrjetin e gjyqësisë i ka mbyllë të gjitha mundësit për vazhdimin e bisedimeve.
Duke iu përgjigjur kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë se Qeveria e Serbisë do të veprojë në përputhje me konventat ndërkombëtare për të drejtat e pakicave, Mustafa e Halimi theksojnë se po të respektoheshin këto të drejta atëherë shqiptarët nuk do të ishin më të diskriminuarit.
Në fund kryetari i Preshevës duke u ndërlidhur me deklaratën e kryeministrit Ivica Daçiq se nëse shqiptarët nuk do të respektojnë ligjet le të shkojnë ka të duan, Mustafa ka thënë se “qeveria serbe duhet të pranojë realitetin, që Lugina t’i bashkëngjitet Republikës së Kosovës”. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Mustafa-Halimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!