Kuvendi Komunal në Preshevë nuk ndryshon taksat
Lokale

Kuvendi Komunal në Preshevë nuk ndryshon taksat

04.Dec.2013 13:58
0
Në rend dite për seancën e nëntë maratonike kanë qenë 15 pika, prej të cilave thuajse të gjitha kishin të bënin me taksat komunale për vitin 2014, e që asnjëra prej tyre nuk ka ndryshuar. Pikat e taksave lokale kaluan aq shpejtë pa debate sa që opozita me këtë tha se është duke provokuar pushtetin lokal duke mos marrë pjesë në debate. Gjatë kësaj seance udhëheqësit e grupeve të këshilltarëve të opozitës, Nadër Sadiku nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Naser Aziri nga Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) thanë se me qëllim nuk kanë debatuar. Ata bënë edhe një batut se “qëllimi i mos pjesëmarrjes në debat është për të parë se sa të shpejtë janë koalicioni udhëheqës i pushtetit lokal në marrjen e vendimeve”, raporton Titulli. Por, debati nuk mungoi në zgjedhjen e Sekretarit të Organizatës për Kulturë Fizike. Opozita nuk e kontestoi emrin e kandidatit Profesorin e Edukatës Fizike Nderim Ajvazi, por procedurën e zgjedhjes së tij. Pas sqarimit nga ana e sekretarit të Kuvendit se si duhet të rrjedhë procedura e zgjedhjes së udhëheqësit të një organizate, Nderim Ajvazi u emërua Sekretar i OKF-së, mirëpo, gjatë përpilimit të vendimit të bëhet i gjithë sqarimi se si ka kaluar kandidatura e tij prej Këshillit Drejtues që ka dhënë mendimi, pastaj tek komisioni për emërime të Kuvendit që ka dhënë propozimin, e deri tek Kuvendi që e ka emëruar. Këshilltarët e Kuvendit Komunal patën edhe pyetje dhe sygjerime në fund të seancës për pushtetin lokal. Këshilltarët e opozitës kërkuan nga pushteti lokal që vizitat e bëra në të ardhmen nga personalitete dhe diplomatë të ndryshëm, qofshin ata ambasadorë apo ministra nga Kosova e Shqipëria në Luginë të Preshevës, në takim të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Ndërsa, Merxhan Memishi këshilltarë i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) kërkoi nga kryetari Kuvendit Ramiz Latifi që të ftojë për vizitë në Preshevë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, dhe atë të Shqipërisë Edi Rama./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/kuvendi-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Nxënëset e “Sezai Surroi-t” kualifikohen për në konferencë studentore
Reagon Mustafa e Halimi: Stankoviq kërcënoi shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration