Rama dhe Vuçiq takojnë bashkë përfaqësuesit e Luginës, zgjidhja e teksteve shqip përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Rama dhe Vuçiq takojnë bashkë përfaqësuesit e Luginës, zgjidhja e teksteve shqip përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar

14.Oct.2016 14:48
0
Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë zhvilluar takim në Nish me kryeministrin Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq.

Ky ishte takimi i parë i realizuar në prani të kryeministrit të Serbisë dhe atij të Shqipërisë në të cilin janë shtjelluar problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, shkruan Titulli.com.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në profilin e tij në tëiter ka shkruar se po zhvillohen angazhime konkrete për të vazhduar përpara.

“ Një shkëmbim i hapur po miqësor pikëpamjesh mes shqiptarëve të Luginës Preshevës dhe km Vuçiç! Angazhime konkrete për të vazhduar përpara”, ka shkruar Rama.

Marrëveshje të arritur e ka konfirmuar edhe Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit i cili ishte i pranishëm ë bisedat e zhvilluar në qytetin e Nishit.

“Një marrëveshje e re, e dakorduar në mes të dy kryeministrave, e që në praktikë do të realizohet nga ministritë e arsimit të të dy shteteve së bashku me Këshillin Nacional, është shpresëdhënëse për zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë”, ka thënë Kamberi.

Në takimin e realizuar në Nish morën pjesë Riza Halimi, Jonuz Musliu, Fatmir Hasani, Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani.

Ndërsa gjkatë ditës së djeshme ne Hotelin Hyatt në Beograd, Edi Rama vetëm ka takuar delegacionin nga Lugina e Preshevës./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rama-vucic-kamberi-nish.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Cilat ishin porositë e Ramës për përfaqësuesit politik e institucional shqiptarë të Luginës (video)
Seriali "O Sa Mirë" me tre aktorët e rinj, një vjen nga Presheva (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration