Cilat ishin porositë e Ramës për përfaqësuesit politik e institucional shqiptarë të Luginës (video)
Kryeministri Rama, gjatë qëndrimit në Serbi është takuar me shqiptarët e Preshevës, me të cilët ka bërë një bilanc mbi përparimet dhe ngecjet në nevojat e banorëve të Luginës, që pas vizitës së fundit të tij në vitin 2014, shkruan Titulli.com.Kryeministri Rama u ka propozuar shqiptarëve të Luginës binjakëzimin e komunave të kësaj zone me komunat e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që bashkërisht të gjendet zgjidhje për tejkalimin e sfidave ekonomike, sociale, kulturore dhe të avancimit të pozitës së tyre.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shtuar se qeveria e tij do të vazhdojë me vullnet të plotë të promovojë ndërtimin e urave mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë./B.Rxhepi/Titulli.com/