Raci: Rama të merret me të drejtat e shqiptarëve të Luginës në vend të “Ballkanit të Hapur”
Lokale

Raci: Rama të merret me të drejtat e shqiptarëve të Luginës në vend të “Ballkanit të Hapur”

14.Jan.2022 00:13
0

Analisti politik Gazmir Raci, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që të merret me problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës .

“Shqipëria duhet të luaj rol shumë më të madh, pasi marrëdhëniet i ka më të avancuara me Serbinë se sa Kosova. Kërkoj që Edi Rama në vend se të promovojë ide të Open Ballkan të ulet dhe të merret me probleme esenciale të shqiptarëve në atë pjesë. Problemet esenciale janë adresa e banimit”, ka thënë Raci.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka bërë thirrje që marrëveshja për njohje reciproke Prishtinë-Beograd të përfshijë edhe problemet e shqiptarëve të Luginës

“Politika kosovare ndër vite nuk ka qenë mjaftueshëm e zëshme, do të dëshiroja në marrëveshjen finale nëse arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, që të preket çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, qoftë në një artikull, të bëhet presion të kërkohet angazhim serioz minimumi të respektohen standardet që i respekton Kosova ose shtetet tjera në Ballkan”, ka theksuar Raci.

Opinionisti që ishte pjesëtar i delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë në kohën e kryenegociatores, Edita Tahiri, ka kujtuar  se në periudhën e tyre nuk ishte diskutuar për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Preshevë.

“Ndoshta në atë kohë kjo nuk ka qenë shumë më shumë aktuale ose prezente në publik ose në diskutime në media. Diskutimet ishin vetëm për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë në raporte bilaterale, ne kemi insistuar në standardizimin e të drejtave të komuniteteve në të dyja anët e kufirit”, ka shtuar Raci.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/azmir-raci-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mustafi: Pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në Luginë
Kadriu: Shqiptarëve të Luginës “pa adresë” po u konfiskohen edhe pasaportat (VIDEO)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration