Mustafi: Pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në Luginë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, në “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me pasivizimin e adresave për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Ai tha se kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të qytetarëve shqiptarë në Luginë.
“Pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, për shkak të kontekstit politik në raport me dialogun Kosovë – Serbi dhe për shkak të serbëve në Kosovë, pra kërkesa e vazhdueshme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të drejtat që i akordohen komunitetit serb në Kosovë t’i akordohen edhe komunitetit shqiptar dhe krijimi i një realiteti të ri, sa i përket numrit të banorëve shqiptarë në Luginë të Preshevës, nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh ai.
Ai tha se kjo është dëshmuar në disa raporte ndërkombëtare, përcjell Klankosova.tv.
“Kjo është dëshmuar në disa raporte ndërkombëtare, përfshi këtu edhe raportin e Komitetit të Helsinkit, që e tërë kjo ndërmarrje e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka edhe një histori paraprake, ngase të gjithë banorët që nga viti 1999, të cilët janë dëbuar dhe nuk u është krijuar hapësirë e kushte për t’u kthyer, e më pas kanë mbetur pa dokumente edhe të Kosovës edhe të Serbisë dhe njëkohësisht targeti i parë janë ata dhe targeti i dytë janë të gjithë ata që në një moment të caktuar nuk janë nëpër shtëpitë e tyre”, tha ai.
Mustafi sqaroi edhe atë se çka nënkupton të jesh banor rezident.
“Ajo që dua të theksoj është se me Konventën e Mastrihit është e definuar që në vitit 92 se çka nënkupton banor rezident dhe kjo nënkupton që një qytetar, i cili kryen veprimtarinë e tij socio-ekonomike brenda një viti në një hapësirë të caktuar, ai është banor i asaj hapësire”, tha tutje ai.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafi-rub.jpg): failed to open stream: No such file or directory