Lokale
QSA ndanë 230 pako për “Sofrën e Bajramit” (foto)
Qendra e Solidariteti dhe Avancimit (QSA) edhe këtë Bajram ka gëzuar shumë familje të Luginës me shpërndarjen e pakove me përmbajtje ushqimore dhe sanitare.
Në prag të festës së Kurban Bajramit, QSA me seli në Preshevë, ka marrë aksionin humanitarë për t’i lehtësuar gjendjen e rëndë familjeve në nevojë.
Kështu, gjatë fundjavës që lamë pas, anëtarët e kësaj organizate kanë bërë shpërndarjen e 230 pakove në komunë të Preshevës dhe Bujanocit.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare, QSA shpjegon se kjo ndihmë është shpërndarë nën moton “E dua vendlindjen time!, pasi që i tërë financimi i këtyre ndihmave ishte bërë nga bashkatdhetarët me qëndrim të përkohshëm në perëndim.
Pakot përmbanin artikuj ushqimor dhe produkte sanitare elementare për çdo familje, deri sa ato iu shpërndanë kategorive të ndryshme në nevojë, si të varfërve, jetimëve, personave me nevoja të veçanta, etj.
QSA me këtë rast ka shprehë mirënjohjen e veçantë ndaj të gjithëve që mundësuan realizimin e këtij aksioni humanitar./Titulli.com/
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/qsa-3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!