Lokale
Besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin
Si në gjithë botën Islame edhe në Luginë sot filloi shënimi i festës së Kurban Bajramit.
Kjo festë fetare nisi pas faljes së namazit të Bajramit, që në xhamitë e Luginës filloi rreth orës 7:25 minuta.
Paraprakisht xhamitë ishin mbushur me besimtarë qysh në faljen e namazit të sabahut duke filluar në orën 6:05 minuta.
Sikurse shumë objekte fetare islame në Luginë të Preshevës, edhe xhamia e mesme në Tërnoc nuk mundi të përballonte numrin e besimtarëve që kishin ardh për të kryer këtë ritë fetar, duke lënë një numër prej tyre edhe jashtë objektit.
Me këtë rast, imami Sulejman Fejzullahi përveç kryerjes së lutjeve, në këtë ditë uroi edhe xhematin e tij si dhe besimtarët në të katër anët e botës, posaçërisht haxhilerët të cilët kanë kryer kushtin e pestë të fesë islame.
[caption id="attachment_92924" align="aligncenter" width="640"] Xhamia e mesme, Ternoc[/caption]
Në xhaminë e mesme të Tërnocit prezantuan edhe përfaqësues të organizatës turke “Haseneh” me seli në Gjermani. Përfaqësuesi i kësaj organizate Kadir Terzi para të pranishmëve shpalosi aktivitetin e saj që shtrihet në 74 shtete, me një personel prej 350 njerëzve.
Ky është viti i pestë që “Haseneh” në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc prenë dhe shpërndanë mishin e Kurbaneve.
Sipas imamit Sulejmani prerja e Kurbanit është vaxhib (obligohen ata që kanë mundësi financiare) dhe vlen që nga falja e namazit të Bajramit deri në ditën e tretë të kësaj feste, në kohën e iqindisë.
Besimtarët që morën pjesë në faljen e namazit uruan njëri tjetrin derisa vazhduan në shtëpi për të ndarë këtë ditë gëzimi edhe me familjarët e tyre./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/xhamia-ternoc-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!