Lokale
QSA bënë grumbullimin e kurbaneve për t’ia shpërndarë të varfërve
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit edhe këtë vit në kuadër të projektit “Shporta e Kurban Bajramit”, ka ndërmarrë iniciativë për organizimin e blerjes dhe therjes së kurbaneve, si dhe shpërndarjen e mishit të tyre.
Kremtimi i festës së Kurban Bajramit bëhet çdo vit në trevën e Luginës së Preshevës nga mbarë popullata jonë, pavarësisht kushteve të cilët ndryshojnë nga familja në familje.
"Therja e kurbaneve, si obligim kryesor për festën e Kurban Bajramit, përmbushet nga një pjesë e popullatës, duke mbetur një pjesë e konsiderueshme pa e realizuar therjen e kurbaneve, gjegjësisht sigurimin e mishit për familjet e tyre, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike", thuhet në njoftimin e QSA-së në Preshevë.
Kjo organizatë, apelonë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që ti ndihmojnë edhe këtë vit me dhurimin e kurbanit për këto kategori shoqërore, përmes QSA-së.
"Çmimi për një kurban kushton 110 euro, ku në këtë çmim përfshihen këto shërbime: therrja, paketimi dhe shpërndarja e mishit tek përfituesit e projektit, siç janë familjet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale dhe jetimët që i kemi të evidentuar në bazën e të dhënave të Qendrës sonë", thekson në njoftim QSA.
Sipas bordid drejtues, pagesën për kurbanat mund të bëhet në qendrat në: Preshevë, Kumanovë, Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë.
Vitin e kaluar, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit arriti t’a realizojë projektin “Shporta e Kurban Bajramit” 2011, ku përfituan gjithsejtë 775 familje nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit/Titulli.com/
Për informata shtesë kliko KËTUcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/qsa-kurbanet.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!