Lokale
Arrestohet personi i katërt për sulmin në Dobrosin
Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX dje ka arrestuar edhe një person tjetër që dyshohet për përfshirjen në sulmin e armatosur ndaj postës kufitare serbe në fshatin Dobrosin që lidh Serbinë me Kosovën.
EULEX informon përmes një komunikate se ka vënë në pranga edhe një person tjetër që dyshohet se është pjesë e një organizate terroriste, e cila mori përgjegjësinë për tre sulme ndaj policisë serbe në Dobrosin afër portës 5 – tek Dheu i Bardhë.
I dyshuari është akuzuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve. Një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka urdhëruar një muaj paraburgim për personin e arrestuar dje.
Në fillim të kësaj jave tre persona tjerë u arrestuan dhe u urdhërua një muaj paraburgim në lidhje me të njëjtin rast. Rasti është ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/dobrosin.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!