Lokale
Qeveria shqiptare në përkrahje të Luginës
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi së bashku me udhëheqësin e Universitetit të Tiranës kanë qëndruar sot në vizitë pune në Bujanoc
Delegacioni shqiptar me këtë rast, në takime të ndara është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirin.
Delegacioni shqiptarë së pari është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kulturës.
Ambasadori Shqiptar tha se qeveria e tij do të angazhohet në fushë e arsimit në Luginë.
“Për një kontribut të madh u përqendruam në rritjen e kualitetit profesional të Fakultetit Ekonomik të Bujanocit. Do të ketë një angazhim të Qeverisë Shqiptare në fushën e arsimit në të gjithë Luginën e Preshevës, ku do të përfshihen edhe seminare dhe shkëmbime eksperience” , tha pas takimit ambasadori Çaushi.
“Biseduam për bashkëpunimin në arsim, kulturë, para se gjithash, fokus të veçantë i dhamë bashkëpunimit në mes pushtetit lokal dhe ministrisë së arsimit të R.Shqipërisë së bashku me Rektorin dhe ambasadën. Sa i përket çështjes së arsimit kemi marrë një garancion se Lugina do të ketë një përkrahje nga shteti shqiptar “, theksoi me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Në takimet me udhëheqësit institucioneve të Luginës ishin edhe Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, dhe zëvendësi i tij Ervin Demo.
“Dua të bëjë prezent faktin se në Universitetin e Tiranës çdo vit një numër i madh studentësh nga Lugina ndjekin studimet në degë të ndryshme të këtij Universiteti. Ajo që unë shpresoj të diplomuarit në Universitetin e Tiranës, që janë nga Lugina, të japin kontributin në vendin e tyre, kjo kërkon kalimin së shpejti të një pengese administrative, është ajo e njohjes së diplomave nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë me këtë rast Rektori, Kule.
Nga ana tjetër kryetari i KKSH-së Galip Beqiri e ka vlerësuar të frystshëm takimin e sotëm.
“Ne biseduam shumë tema të rëndësishme , një ndër ato ishte rreth studentëve, teksteve shkollore, por edhe rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes KKSH-së dhe Rektorit të Universittetit të Tiranës”, tha mes tjerash Beqiri.
Në takimet e sotme, me delegacionin shqiptarë ishte edhe dekani i Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Sulo Haderi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/nagip-arifi-kule2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!