Lokale
Fillon solemnisht viti akademik i FE në Bujanoc (video)
Fakulteti Ekonomik nga Subotica, dega në Bujanoc sot solemnisht ka hapur dyert për studentët e rinj në prani të një numri të madh të stafit akademik nga Subotica, Tetova e Tirana, Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë Zharko Obradoviq, ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi , përfaqësuesve të OSBE-së dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale.
Ministri , Zharko Obradoviq inkurajoi studentët e rinj për rezultate më të mëdha duke u motivuar edhe nga ambientet e sallave të mësimit të cilat janë pajisur me kushtet teknike të nevojshme për të zhvilluar procesin mësimorë.
Ndërsa prodekani i Fakultetit Ekonomik,Aleksandër Grubor falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në hapjen solemne të vitit akademik 2012/2013 për dy gjeneratat e studentëve.
Kryetari komunës së Bujanocit, Nagip Arifi urojë studentët e rinj për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
“Komuna e Buajnocit ka siguruar hapësirat e nevojshme për të zhvilluar mësimet dhe ka synimin kryesorë aftësimin e kuadrove profesionale të cilët do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Bujanocit”, tha Arifi.
Fakulteti Ekonomik nga Subotica ka hapur paralelen në Bujanoc në vitin 2011 dhe në vitin e parë akademik ka regjistruar 93 studentë , ndërsa këtë viti janë regjistruar 69 studentë./Titulli.com/
http://youtu.be/wF6Wdt812cscopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/Pervjetori-i-fakultetit-ekonomik.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!