Qëndron Kastrati merret në pyetje nga autoritetet serbe “Dheu i Bardhë”, pyetet për  largimin e tij nga VV
Lokale

Qëndron Kastrati merret në pyetje nga autoritetet serbe “Dheu i Bardhë”, pyetet për largimin e tij nga VV

18.Aug.2022 07:50
0

Të shtunën e 13 gushtit, derisa po udhëtonte nga Prishtina drejt Vjenës, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është marrë në pyetje nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Sipas deklaratës së tij, dy policë të uniformuar serbë e kanë shoqëruar te zyrat e tyre për t’u intervistuar nga një person i tretë.

Sipas, KMDLNj -së, Kastrati pas një kohe është intervistuar nga dy persona të pauniformuar në gjuhën angleze për faktin se komunikimi në gjuhën serbe nuk ka mundur të bëhet sepse ai nuk e flet këtë gjuhë.

Sipas deklaratës së tij, ai është pyetur kryesisht për aktivitetin e tij politik dhe për figurat politike të Gjilanit dhe Kamenices, “nëse personalisht e njeh Fatmir Limajn, arsyet pse ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nëse mendon që përsëri të kandidojë për kryetar të Kamenicës”.

Sipas, KMDLNj – së, “ndalimi dhe intervistimi i qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe po përdoret edhe për tensionim të situatës në kohën kur kjo situatë është e brishtë dhe me mundësi të përshkallëzimit”. 

Reagim i KMDLNj – së:

PO SHPESHTOHET MARRJA NË PYETJE E SHTETASVE TË KOSOVËS TE “DHEU I BARDHË”

Kohëve të fundit KMDLNj –së i janë drejtuar qytetarë të Kosovës me deklarata se gjatë kalimit në pikat kufitare me Serbinë po merren në pyetje nga autoritetet serbe, pa ndonjë shkas dhe pa ua treguar arsyen e marrjes në pyetje. Sipas deklaratave dhe rasteve që i drejtohen KMDLNj –së, përzgjedhja e atyre që po merren në pyetje është e qëllimshme  dhe se po bëhet një presion ndaj tyre që të mos udhëtojnë në Serbi duke ua shkëputur kontaktet familjare dhe të tjera.  Rasti i fundit i marrjes në pyetje është ai i Qendron Kastratit, anëtar i PSD-së dhe ish – kryetar i Kamenices – Dardanës.  Sipas deklaratës së Qendron Kastratit, më datë 13 gusht 2022 duke udhëtuar nga Prishtina në Vjenë përmes pikës kufitare me Serbinë, përkatësisht ate të “ Dheut të Bardhë “, në orën 22.00 dhe pas dy orë pritjeje, dy policë të uniformuar serbë e kanë shoqëruar te zyrat e tyre për t’u intervistuar nga një person i tretë. Autobusi me të cilën udhëtonte i ndaluari Qendron Kastrati, në pamundësi të presë për faktin se nuk dihej kur do të përfundojë intervistimi, ka vazhduar rrugën për Vjenë. Sipas deklarates së Qendron Kastratit, pas një kohe është intervistuar nga dy persona të pauniformuar në gjuhën angleze për faktin se komunikimi në gjuhën serbe nuk ka mundur të bëhet sepse Qendroni nuk e njeh këtë gjuhë. Fillimisht i është kërkuar ta çkyq telefonin në ndërkohë që Qendron Kastrati, me një mesazh e kishte informaur KMDLNj –në për ndalesën nga autoritetet serbe. Më tutje, në deklaraten e Qendron Kastratit thuhet se ai është pyetur kryesisht për aktivitetin e tij politik, njohurit me dhe për figurat politike të Gjilanit dhe Kamenices, nëse personalisht e njeh Fatmir Limajn, arsyet pse ishte larguar nga Lëvizja Vetrëvendosje dhe nëse mendon që përsëri të kandidojë për kryetar të Kamenicës.  Në insistimin e Qendron Kastartit që t’i bëhet i ditur identiteti i intervistuesve, qëllimi i ndalimit dhe t’i sigurohet një mbrojtje ligjore përmes përfaqësuesit gjatë intervistimit,  është liruar për t’u kthyer në Kosovë duke e pajisur me një dokument për hyrje – dalje, në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik të cilin nuk e ka kuptuar për shkak të mosnjohjes së gjuhës serbe. Në pyetjet e KMDLNj –së nëse janë krcënuar, nëse është përdorur forcë apo ndonjë kërcënim tjetër, të intervistuarit e mëparshëm si dhe Qendron Kastarti kanë deklaruar se sjellja ka qenë korrekte dhe se kanë kërkuar informata, kryesisht të natyres politike për persona të caktuar dhe ngjarje të caktuara. Asnjërit nga të intervistuarit autoritetet serbe nuk i kanë dorëzuar apo treguar ndonjë vendim të gjykatës përkatëse për ndalim dhe intervistim ndonëse është kërkuar  nga të gjithë të intervistuarit. Asnjërit nga të intervistuarit nuk i janë komunikuar të drejtat që iu takojnë si persona të ndaluar e që paraqet shkelje ligjore dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas pohimeve të të intervistuarve, policia serbe apo hetuesit kanë kërkuar informata për institucione të sigurisë së Kososvës si për Policinë e Kosovës, FSK –në dhe AKI –në. Për këtë arsye janë ndaluar dhe intervistuar persona që, sipas autoriteteve serbe kanë njohuri për këto institucione dhe personalitete politike dhe publike.

KMDLNj dënon këto ndalime dhe intervistime të shtetasve të Kosovës që për qëllim kanë kufizimin e lirisë së lëvizjes përmes presionit që po u bëhet gjatë intervistimit, në orë të vona dhe pa praninë e askujt që e përfaqëson palën e ndaluar. Këto ndalime dhe intervistime, pa asnë dyshim paraqesin shkelje e të drejtave të njeriut për faktin se edhe personat e ndaluar gëzojnë këto të drejta ndonëse me disa kufizime. Ndalimet dhe intervistimet janë të shënjestëruara dhe të përzgjedhura sikur edhe qëëlimi i intervistimit.

KMDLNj fton autoritetet kosovare që të jenë më të vëmendshme dhe të ngrejnë në nivelin e duhur trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë që të mos përsëriten në të ardhmën.

KMDLNj thërret të gjitha rastet që ndalohen të paraqiten në zyrat e KMDLNj –së kurse, në raste kur kërkohet konfidencialiteti, kjo, pa asnjë dyshim do të respektohet.

Ndalimi dhe intervistimi i qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe po përdoret edhe për tensionim të situatës në kohën kur kjo situatë është e brishtë dhe me mundësi të përshkallëzimit.

Garantimi dhe mospengimi i lirisë së lëvizjes është pjesë e marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë dhe kjo po sfidohet nga uatoritetet serbe  përmes ndalimit, intrevistimit dhe gjobave të paarsyeshme të bashkatdhetarëve që Serbinë e shfrytëzojnë si hyrje – dalje për ardhje  në Kosovë. Sikur edhe krijimi i radhëve të pritjes disaorëshe.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/astrati.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Në Serbi regjistrohen 31 raste me linë e majmunëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration