Në Serbi regjistrohen 31 raste me linë e majmunëve
Lokale

Në Serbi regjistrohen 31 raste me linë e majmunëve

18.Aug.2022 14:16
0

Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i parë në Serbi, deri më 17 gusht 2022, janë konfirmuar 31 raste me linë së majmunëve.

Të gjithë personat e infektuar janë meshkuj, të moshës 21 deri në 44 vjeç, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Serbi, më 18 gusht.

Në Beograd janë regjistruar 27 nga 31 rastet me linë e majmunëve.

Tre persona kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.

 

Në përgjithësi lia e majmunëve shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas OBSH-së, njerëzit kryesisht shërohen në një periudhë prej dy deri në katër javë.

Që nga 7 gushti 2022, sipas buletinit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në 89 vende të botës janë konfirmuar 27.814 raste dhe 11 vdekje nga lia e majmunëve”.

Rreziku i lisë së majmunëve globalisht është i moderuar, me përjashtim të Evropës, ku OBSH-ja e ka vlerësuar atë si të lartë.

Më së shumti raste me linë e majmunëve u raportuan në Spanjë (5179), Gjermani (3142), Francë (2673) dhe Holandë (1029).

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 23 korrik.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ija-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Qëndron Kastrati merret në pyetje nga autoritetet serbe “Dheu i Bardhë”, pyetet për largimin e tij nga VV
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration