Përpjekjet e Titulli.com japin rezultatet e para në institucionet shtetërore në Serbi,  gjuha shqipe pjesë e postave në Luginë
Lokale

Përpjekjet e Titulli.com japin rezultatet e para në institucionet shtetërore në Serbi, gjuha shqipe pjesë e postave në Luginë

09.Jan.2016 12:16
0
Pas një përpjekjet të vazhdueshme mediale të Portalit Infomativ "“TITULLI për gjendjen e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip në postën e Bujanocit dhe Preshevës tani më shihen edhe rezultate e para të punës së këtij mediumi.

Njoftimet për arritjen dhe dërgimin e dërgesave postare tani më janë edhe në gjuhën shqipe, që tregon se tani më është bërë një hap drejt përmirësimit të kësaj problematike në Luginë të Preshevës.

Portali Informativ –TITULLI ka bërë përpjekje të vazhdueshme tek drejtoria e postës në Vranjë dhe qendra kryesore në Beograd për tu njoftuar më shumë lidhur më përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqipe në këtë institucion shtetërorë në Serbi kryesisht në komunat ku banon pakica shqiptare.

Ky nuk është edhe rezultati të cilin e kërkon dhe mbështet Portali Informativ –TITULLI për përdorimin e gjuhës, të cilin e vlerëson të pjesërishëm.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë të përdorin gjuhën dhe shkrimin shqip në të gjitha organet, si ato lokale dhe ato republikane.

Këtë të drejtë pakica shqiptare në Serbi e ka të garantuar me konventa ndërkombëtare sikurse edhe me ligjet dhe kushtetutën e Serbisë,  gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare edhe me statut në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Portali Informativ –TITULLI do të vazhdojë të luaj rolin e vet deri në nxitjen e zgjidhjes së  shumë problemeve për pakicën shqiptare në Serbi në fushat e caktuara./Titulli.com/

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Kujtim Shala, viziton për herë të parë Luginën e Preshevës (foto/video)
Serbia ua heq targat edhe veturave zyrtare të Qeverisë së Kosovës që erdhën në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration