PVD: Punësim i ulët për shqiptarët në Bujanoc
Lokale

PVD: Punësim i ulët për shqiptarët në Bujanoc

23.Feb.2013 00:55
0
Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur në zyrat  e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc të larguarit nga marrëdhënia e punës nga qershori i vitit 2012 e deri më shkurt 2013, njofton shërbimi për informim i PVD-së. Të përjashtuarit nga puna kanë kërkuar mbrojtje  dhe përkrahje nga dega e PVD-së në Bujanoc për, siç thanë, “padrejtësitë dhe diskriminimin që po ua bën pushteti multietnik i Bujanocit”. Punëtorët e larguar, me këtë rast, paralajmëruan masa tjera të sensibilizimit të problemit të tyre edhe me institucionet dhe faktorë tjerë politik në Bujanoc dhe më gjerë, gjithmonë me qëllim që të sensibilizojnë opinionin për diskriminimin të cilit iu kanë nënshtruar nga pushteti aktual në Bujanoc. Këta individë, për të martën e ardhshme kanë kërkuar takim me përfaqësuesit e tjerë të opozitës, Jonuz Musliun nga LPD dhe Nagip Aliun nga UDSH, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do të kërkojnë pranim edhe te kryetari i Këshillit Nacional, Galip Beqiri, deputeti republikan, Riza Halimi, në zyrën e OSBE-së, por, edhe me Ombudspersonin republikan. “Jemi të vetëdijshëm se ky diskriminim i cili po zbatohet ndaj nesh është pasojë e revanshizmit politik të strukturave aktuale të pushtetit në Bujanoc, por, do të kërkojmë mbrojtje nga të gjitha instancat e mundshme”, tha njëri nga të përjashtuarit.

pvd

Dega e PVD-së ka shprehur gatishmëri për dhënien e përkrahjes së plotë kërkesave të këtyre individëve me të gjitha mjetet e mundshme politike në disponim. Me këtë rast, dega e PVD-së shpreh brengosjen për përfaqësimin e  ulët të shqiptarëve në institucionet shtetërore, po, shtohet më tej në reagimin e saj, është edhe më keq që në institucionet të cilat financohen nga buxheti lokal  numri i të punësuarve shqiptar edhe më tej është më i ulët se ai i serbëve. Kjo është në kundërshtim me vetë ligjet e Serbisë, thuhet  në reagimin e degës së PVD-së./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/pvd-te-larguarit-ne-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Hajnat vjedhin në Tërnoc, pronarja në spital
Të gjithë jemi njësojë, diskutohet në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration