Hajnat vjedhin në Tërnoc, pronarja në spital
Lokale

Hajnat vjedhin në Tërnoc, pronarja në spital

23.Feb.2013 11:20
0
Një grup hajnash numri i të cilëve ende nuk dihet, ka hyrë mbrëmë në shtëpinë e Reshat Bajramit nga Tërnoci duke vjedhur arin me vlerë rreth 2 mijë euro dhe duke sulmuar fizikisht gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në dalje të fshatit Tërnoc në drejtim për rrugën që shpie në Mal Tërnoc, afër mullirit. Sipas informacioneve që kanë dhënë të afërmit për Titullin, bashkëshortja e Reshat Bajramit e cila ishte sulmuar me grushte  gjendet e shtrirë në spitalin e Vranjës pas lëndimeve fizike dhe psikike që kishte pësuar. Bajrami që me profesion është automekanik më shumë është i shqetësuar për gjendjen e bashkëshortes. Ai  gjatë bisedës me të afërmit ka thënë se përveç vjedhjes së arit hajnat kanë kërkuar edhe para duke demoluar inventarin shtëpiak. Sipas tij, hajnat kanë marrë aksionin kur ai kishte dalë nga shtëpia dhe bashkëshortja gjendej e vetme dhe si pasojë e një operacioni të mëhershëm ajo i kishte të kufizuara lëvizjet. Hajnat në momentet e vjedhjes kanë ndërprerë energjinë elektrike. Deri më tani policia nuk ka dalë me kumtesë për opinion, mirëpo siç mësohet jozyrtarisht ata janë në kërkim të aktorëve të këtij akti tmerrues. Mbrëmë policia kontrollonte edhe hyrjet dhe daljet nga fshati Tërnoc./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/hajnat.jpg): failed to open stream: No such file or directory
"Bukë dhe shpresë" për Luginën (foto)
PVD: Punësim i ulët për shqiptarët në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration