Pse është inicuar shkarkimi nga detyra i kryetares së Preshevës, Ardita Sinani (dokument)
Kuvendi Komunal i Preshevës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të hënën, ku pritet të votohet për shkarkimin e kryetares Ardita Sinani.
Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal.
Partnerët e koalicionit nga radhët e "Lëvizjes për Reforma" që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani kanë inicuar shkarkimin e saj ndërsa nuk janë përmendur arsyet për largimin e tyre dhe bashkëqeverisjen me partnerë tjerë.
Këto zhvillimeve politike sic duket po vijnë pas rezultateve jo të pritshme në zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit nga listat shqiptare të cilët kishi lidhur koalcione parazgjedhore ndryshe nga nga ato në qeverisjen lokale.
Të hënën seana e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Preshevë me fillim nga ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e kryetares së komunës së Preshevës./Titulli.com/