Ardita Sinani pjesëmarrëse në Kongresin e PS-së në Tiranë, Edi Rama do të vjen sërish në Preshevë (video)
Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, po marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë, në sesionin: Siguria - Rajoni - Evropa.
"Bashkërendimi dhe bashkëpunimi midis Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Shqipërisë e Kosovës duhen të jenë punë sistematike dhe institucionale. Kur ka ekzistuar dhe funksionuar rezultuam me 3 deputet dhe koalicion shqiptar në Bujanoc, apo me 2 milion euro buxhetim", ka thënë mes tjerash Sinani në kongres.
Sinani është pritur edhe nga kryeministri Edi Rama dhe falënderuar për mirëpritjen.
"Për bashkëbisedimin dashamirës dhe për përkrahjen e punës sonë. Edi Rama ka qenë disa herë në Preshevë, madje pa ardhur ende në pushtet. Do të vjen sërish", ka shkruar në Facebook Ardita Sinani.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-rama.jpg): failed to open stream: No such file or directory