Vështrime
Protestat në Turqi, një përpjekje e dështuar për rrëzimin e Erdoganit
Turqia vazhdon të jetojë nën ndikimin e protestave që shpërthyen më 28 maj në qytetin e Stambollit dhe që u përhapën në kryeqytetin e vendit, Ankara, dhe 60 qytete dhe qyteza të tjera, të cilat u shndërruan në veprime të dhunshme, si pasojë e të cilave u vranë 5 persona, nga të cilët 4 civilë dhe një polic, si dhe pati dhjetëra të plagosur.
Shkruan: Ejmen Burejk
Ndonëse qëllimi i shpallur i këtyre protestave ishte ndalimi i planeve të qeverisë për shkuljen e disa pemëve në zemër të Stambollit për t’i hapur rrugë ngritjes së një qendre tregtare, rindërtimit të një kalaje të vjetër osmane si dhe përdorimit të një pjese të saj për shtrirjen e galerive të metrosë që zgjidh krizën e komunikacionit në qytet, shumëkush është i mendimit se ky nuk është shkaku kryesor që qëndron pas këtyre protestave të pajustifikuara, veçanërisht pas këmbënguljes së protestuesve për vazhdimin e protestave edhe pasi kryeministri turk Rexhep Tajjip Erdogan deklaroi se qeveria vendosi pezullimin e punës në këtë projekt deri në shqyrtimin e tij nga ana e gjyqësorit, duke lënë të kuptohet për mundësinë e zhvillimit të një referendumi popullor në lidhje me të.
Një lojë e madhe
Fillimisht, vëzhguesit tregojnë se projekti që po zbaton bashkia e Stambollit, pas së cilës qëndron Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), e cila qeveris Turqinë që nga viti 2002, synon që ta shndërrojë sheshin Taksim në një zonë pedonale (këmbësorësh) dhe të ndalojë trafikun katastrofik të automjeteve në mesin e këtij qyteti gjigand, në të cilin banojnë më shumë se 15 milionë frymë. Puna në këtë projekt ka filluar që në muajin dhjetor të vitit 2012 dhe ka përfunduar hapja e tuneleve për kalimin e automjeteve, zbukurimi i sheshit dhe përmirësimi i zonës përreth, e cila konsiderohet si vendi që vizitohet më shumë nga turistët në Stamboll. Nga kjo gjë del në pah se projekti nuk ka lindur çastet e fundit, por vjen në kuadër të një sërë projektesh gjigande të iniciuara nga qeveria në Stamboll, mes të cilëve ura e tretë mbi ngushticën e Bosforit dhe aeroporti i tretë, i cili është projektuar të jetë aeroporti më i madh në botë.
Ndoshta kjo gjë e shtyu kryeministrin turk ta cilësojë atë që po ndodh si “një lojë e madhe”, duke treguar se këto protesta po lëvizen nga dikush që pas kulisave dhe duke sqaruar se zhvillimet e mëtejshme do të zbulojnë qëllimet e vërteta që qëndrojnë pas ngjarjeve të Taksimit, gjë që konfirmon deklaratat e nënkryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Numan Kurtulmush, i cili akuzoi qarqe të brendshme dhe të jashtme se qëndrojnë pas këtyre protestave, me qëllim tronditjen e stabilitetit në Turqi.
Rrezik i madh
Në kuadrin e brendshëm, shumëkush është i mendimit se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila e vendosi Turqinë në vendin e 17-të mes ekonomive botërore dhe ngriti të ardhurat vjetore personale në 5 vjet nga 2500 dollarë në 10500 dollarë, përfaqëson një rrezik të madh për traditat laike, duke amenduar kushtetutën e viteve 80’ për t’u përputhur më shumë me vlerat islame, shtimin e taksave për alkoolin, ndalimin e reklamimit të tij deri në kufizimin e tij brenda shtëpisë për qytetarin turk, ndalimin e tij në festivalet muzikore dhe shndërrimin e disa shkollave publike në seli të tubimeve fetar. Kjo gjë i shtyu forcat e opozitës laike dhe majtiste, me në krye Partinë Republikane të Popullit (JHP), të përfitonin nga këto ngjarje, të cilat ndikuan një sektor të kufizuar të njerëzve, me qëllim intensifikimin e luftës kundër Partisë së Drejtësisë dhe Zhvilimit, e cila arriti të fitojë një popullaritet të paprecedent, me shpresë se do ta pengojë rritjen e këtij popullariteti, do të ushtrojë presion mbi të për arritjen e disa objektivave dhe qëllimeve politike, si dhe do ta shtyjë atë që të ndalet nga kthimi i Turqisë në rrënjët e saj islame.
Duar të huaja
Ndërsa për sa i përket sferës së jashtme, si Irani, ashtu edhe Siria, gjetën rastin më të mirë tek këto protesta për t’u hakmarrë ndaj Erdoganit, i cili mban qëndrim përkrahës ndaj revolucionit sirian, ndaj nuk është për t’u habitur që objektivat e kameramanëve fokusonin portrete shiite në sheshin Taksim që shiat pretendojnë se i përkasin imam Ali ibn Ebi Talibit dhe të birit, imam Husejn ibn Aliut (Allahu qoftë i kënaqur nga ta!). Gjithashtu forcat turke të sigurisë arrestuan një shtetas iranian të quajtur Shajan Shamlo, i cili nxiste qytetarët në kryeqytetin turk, Ankara, që të kryenin akte provokuese dhe sabotuese. Veç kësaj, disa burime bëjnë të ditur se regjimet e Iranit dhe Sirisë mbështesin pakicën alevite që përfaqëson 10-15% të popullsisë turke, pakicë që në përgjithësi përkrah Partinë Republikane të Popullit dhe forcat majtiste, dhe konsiderojnë se regjimi sirian, në të cilin sekti alevi kontrollon plotësisht çdo nyje kryesore të shtetit, përbën mbështetje për ta. Kjo gjë shpjegon akuzimin që një burim turk i sigurisë i bëri regjimit të mullahëve në Iran dhe atij alevi në Siri se po financojnë grupime sektare që të infiltrojnë në mesin e protestave për të përhapur kaos dhe dhunë.
Roli izraelit
Veç kësaj, disa analistë janë të mendimit së entiteti i pushtimit sionist është i implikuar në mbështetjen për këto protesta nëpërmjet të të ashtuquajturit “lobi i bankave kamatore”, i cili është një koalicion i dominuar nga financierët çifutë, të cilët Erdogani i akuzoi hapur në fjalimet e tij se qëndrojnë pas protestave, duke shfrytëzuar një demonstratë që filloi në mënyrë të ligjshme dhe duke e shndërruar atë në mjet për të nxitur popullin kundër qeverisë dhe krijimin e një situate kaosi në vend. Erdogani i kërcënoi ata se planet e tyre do të dështojnë dhe se ata do ta paguajnë shtrenjtë.
Kjo gjë tregon qartë se entiteti sionist është i implikuar në ndezjen e këtyre protestave. Izraeli e akuzon partinë për Drejtësi dhe Zhvillim për armiqësi ndaj tij dhe se ajo synon të prishë lidhjet e forta të miqësisë ndërmjet Turqisë laike dhe entitetit sionist, të cilat janë acaruar shumë që nga mbërritja në pushtet e kësaj partie, veçanërisht pas ngjarjes me anijen “Mavi Marmara” dhe insistimit të Turqisë që Izraeli t’i kërkojë të falur popullit turk, gjë që ndodhi me të vërtetë.
Betejë e vërtetë
Në fund, mund të themi se sukseset e arritura nga partia për Drejtësi dhe Zhvillim gjatë dhjetë viteve, i kanë krijuar asaj shumë armiq, brenda dhe jashtë vendit, të cilët synojnë me çdo mjet që shembulli turk, për të cilin po flitet në Lindje dhe Perëndim, të dështojë. Në këtë kuadër, duhet që qeveria turke të mos i trajtojë këto protesta thjesht si protesta kundër një projekti qeveritar për zhvillimin e sheshit të njohur, apo si kundërshtim ndaj metodës së përdorur nga forcat turke të sigurisë për të shpërndarë demonstruesit, por t’i trajtojë ngjarjet e Taksimit si një betejë të vërtetë që synon të bëjë të dështojë shembullin turk, i cili frymëzoi dhe mbështeti revolucionet e Pranverës Arabe, u çori maskën e shëmtuar regjimeve diktatoriale arabe, u përball me entitetin sionist dhe synon pa pushim t’i kthejë Turqisë rolin dhe pozitën e saj historike si mbështetëse e vërtetë për çështjet e botës arabe dhe asaj islame.
A do t’ia dalë qeveria turke që ta kapërcejë krizën dhe t’i shkatërrojë skenarët e brendshëm dhe të jashtëm për rrëzimin nga pushteti të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit me orientim islam? Apo do të fitojnë planet që synojnë rrëzimin e regjimit qeverisës në Turqi? Këtë do ta tregojnë ditët e ardhme, inshaAllah.
Përktheu: Genc Çurgu
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.comcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/erdogan3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!