Vështrime
Kosovë thyeje heshtjen, hapi hetimet për këtë Vigan Liberator
A duhet të jetë vetëm muaji qershor, muaj i lindjes së viganit të madh koha kur duhet ta kujtojmë UKSHIN HOTIN?! Vitet ikin dhe Kosova ende nuk e ka në gjirin e vetë Tribunin, Viganin dhe Liberatorin më të madh të Kosovës së re.
Shkruan: Ylber Aliu
Sot, kur në qershor kanë çelur të gjitha lulet , një lulëkosove ende qëndron e ndrydhur në harresën e popullit dhe shtetit të Kosovës? Kjo lulëkosove edhe më tepër po ndrydhet duke mos e bërë që edhe kjo të çelë ashtu si që edhe e meriton, të jep aromën e atdhedashurisë për tokën, popullin dhe shtetin e quajtur KOSOVË.
Më e rëndë se harresa për këtë atdhetar është të heshturit për të, të heshturit e hekurt dhe tabuizimi i kësaj çështje nga vetë ne, nga ata të cilët më së shumti i rëndon faji për mosbërje të asgjëje. Sot në Kosovën e lirë, të heshtësh për UKSHININ nuk ka se si të justifikohet. Radikalët do e quanin tradhti, demokratët do e quanin neglizhencë, masa e gjerë do i thoshte thjeshtë Malukëri.
Ai, nuk heshti kur Kosova qe e robëruar, ai, nuk heshti kur Kosova qe e vënë nën patkojtë e bishës më të egër ballkanike dhe e atyre që shqiptarët i dëshironin vetëm të vdekur. Të mos e inicosh, të mos ngritësh një komision të veçantë enkas me ngarkesë krijimi dosjeje për z. UKSHIN HOTI dhe ngritjen e çështjes për te dhe rreth tij. për të bërë të pamundurën që ta kompletojë këte dosje nuk mund të këtë edhe një emër çfarëdo dhe sado i thjeshtë që të jetë. Heshtja nuk ka emër, ajo ka vetëm se një efekt- ta pranosh të pavërtetën si të vërtetë.
Çështja e UKSHIN HOTIT, nuk është thjeshtë çështje e të pagjeturit. Ai nuk është viktimë kolaterale për shkaqe dhe rrethana konflikti të armatosur apo lufte, por thjeshtë çështja për UKSHININ është se kemi të bëjmë me një likuidim fizik e civil dhe një vrasje politike. Çfarë kishte bërë profesor UKSHINI faj. Faji i vetëm i tij ishte se nuk lejonte që shqiptarët e gjallë të bëheshin të përjetonin vdekjen civile/la morte civil/dhe atdheu i të parëve tanë të kalonte në pronësi të përherëshme të okupatorit.
Çështja e z. UKSHIN HOTI, sot është Cështje:
- NDERI /dare/, dhënje për kolosin modern shqipëtar ;
- MORALI /facere/, të mos heshtet por të veprohet ashtu sic e meriton;
- RESPEKTI/non facere/mosharrese dhe mosëheshtje për te;
- NDËRGJEGJE /pati/të ngrisim zërin për të mos e përjetuar edhe njëherë vrasjen kolektive; Për çdo bërje apo veprim tri komponente janë të nevojëshme: E MUNDSHMJA, Kosova dhe shteti i Kosovës, sot ka mundësi të ngris komisionin e veçantë për këtë çështje duke i shfrytëzuar edhe shërbimet e mira të shërbimeve sekrete të shteteve mike: E DOMOSDOSHMJA, Kosova dhe shteti i Kosovës është e domosdoshme t’i fillojë investigimet për çështjen e UKSHIN HOTIT; REALJA, me të drejtë populli i Kosovës pret një bërje, një veprim, një përkushtim për ta nxjerrur nga robëria UKSHIN HOTIN, për së vdekuri, nga se nuk e pati fuqinë ta mbronte për së gjalli!
Këtë, sot nuk do ta toleronte një popull sado që do ishte i pafuqishëm;
Këtë, sot nuk do ta lejonte një shtet sado që do ishte i ri në krijim e vet;
Këtë, sot nuk do ta lejonte asnjë ndërgjegje sado që do ishte e ndryshkur;
Nuk ka më përgjegjësi individuale për heshtjen, tani ajo mund të jetë vetëm përgjegjësi kolektive, shtetërore e shpirtërore e të gjithë shqiptarëve, nga do që janë dhe do të jenë. UKSHIN HOTI nëse është gjallë duhet ta ndjejë përpjekjen tonë për LIRIMIN e tij, nëse është i vdekur, trupi dhe eshtrat e tij i takojnë vetëm KOSOVËS dhe askujt tjetër.
Unë, z. Profesor nuk kam mundësi që të bëjë më shumë për JU , por betohem se emri ytë nga unë çdoherë do jetë i shkruar me shkronja të mëdha të shtypit. Nder, respekt, përkushtim dhe përkulje për sakrificën z. UKSHIN HOTI.
(Autori është Avokat publik i Komunës së Preshevës.)
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.comcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/ukshin-hoti.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!