Lokale
Preshevë, rrëfehen të liruarit nga burgjet serbe (video)
Pas ceremonisë madhështore, të liruarit Agush Memishi, Samet Hajdari dhe Faton Hajdari, në shtëpitë e tyre janë vizituar nga familjarë dhe shumë qytetarë.
Takimi i tyre me prindërit ja qenë shumë emocionues, transmeton RTV Presheva.
"Për mua është një ditë e madhe, e kemi treguar pafajsinë, se jemi të pafajshëm, dhe mos të mendoj askush, se jemi shqiptar e jemi kriminel. Nuk do të thotë që një fëmijë 16 vjeçar, që ka marrë pjesë në ushtrinë çlirimitare të Kosovës, e do të thotë ai ka bërë krime. Kjo nuk është e vërtetë, e këtë të vërtetë, sot e treguam"
"Kjo është pritur që në fillim që të mirret një vendim i tillë, mirëpo, erdh më në fund dhe drejtësia e tregoi të veten", ka thënë Samet Hajdari, i cili u arrestua si 16 vjeçar.
"Kjo ditë është shumë e lumtur për ne, ne jemi të pafajshëm dhe kjo është një politikë e Serbisë kundër shqiptarëve në këto tri komuna" ka thënë Faton Hajdari.
http://youtu.be/sHJEZAzz-w8copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/burgjet-serbe.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!