Lokale
Ministri i Serbisë: Jam nxënë pisk me grupin e Gjilanit
Ministri i drejtësisë së Serbisë, Nikol Selakoviq deklaroi dje se është nxënë me vendimin e Gjykatës ë Apelit në Beograd që të liroj tre pjesëtarët e Grupit të Gjilanit të ish UCK-së që kohë më parë janë dënuar për krime të luftës .
”Jam nxënë pisk. Për detajet pyetni gjyqtarët që kanë gjykuar”,ka shkruar Selakoviq në tviterin e vet , transmeton Titulli.
Zëdhënësja e Gjykatës së Apelit Mirjana Piljiq i deklaroi sot agjencisë Beta se vendimi që është sjellë më 13 nëntor ka të bëjë me Agush Memishin, Faton Hajdarin dhe Ferat Hajdarin.
“Drejtoria për krime të luftës e Gjykatës së Apelit më 13 nëntor ka sjellë vendimin që të hiqet paraburgimi dhe ata menjëherë të lirohen ,duke pasur parasysh se gjatë shqyrtimit është vendosur që t’i hiqet vendimi i shkallës së parë dhe ata të lirohen nga akuzat”, tha ajo.
Pjesëtarët e Grupit të Gjilanit të UÇK-së fillimisht në Beograd janë dënuar në gjithsej 116 vjet burgim./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/arrestimet-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!