Lokale
Preshevë: “8 Marsi” objekt sulmi nga hajdutët
Në orët e mbrëmjes të së dielës disa persona të pa njohur kanë hyrë në objektin e entit parashkollorë, “8 Marsi” në Preshevë dhe kanë thyer dyer e dritare, duke shkaktuar kështu pasiguri tek fëmijët dhe punëtorët e këtij institucioni.
E gjithë hapësira ku zhvillohej procesi edukativo-arsimor ka qenë e tollovitur me mjetet didaktike si dhe materialet e edukatoreve, ndërsa i është vënë edhe zjarri në hollin e këtij objekti.
“Është shqetësuese fakti i ndezjes se zjarrit në hollin e këtij objekti pikërisht aty ku fëmijët zhvillojnë orën e edukatës fizike”, thotë kështu për Televizionin Presheva, drejtori i këtij institucioni Selajdin Abdiu.
Sipas tij dëme në mjete materiale nuk ka pasur, pos thyerjes së disa dritareve. Ndërkaq incidente të kësaj natyre janë evidentuar edhe më herët në këtë institucion.
Drejtori në fjalë tha se deri më tani nuk kemi marrë asnjëherë ndonjë raport zyrtar rreth incidenteve të tilla nga institucionet përkatëse madje ai në fund apelon që fëmijët e tyre ti marrin apo dërgojnë vetë prindërit.
“Për evitimin e problemeve të kësaj natyre duhet siguruar kamera për përcjelljen e objektit në fjalë” ka përfunduar Abdiu./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/040f4_hajdut1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!