Lokale
Jetimët dhe të burgosurit e Preshevës marrin përkujdesjen e bashkatdhetarëve
12 nxënës jetim të shkollës së mesme teknike “Presheva” kanë përfituar një ndihmë në mjete materiale.
Për këtë mision humanitarë është përkujdesur bashkatdhetari ynë nga Norça e Preshevës, Abedin Sahiti, i cili është kryetar i xhamisë ASR nga Ingulshtadi i Gjermanisë.
Abedini i ka thënë RTP-së se këto mjete janë grumbulluar nga garat sportive që organizojnë xhamitë në jugun e Gjermanisë.
“600 euro u ndanë për nxënësit ndërsa shuma tjetër do të shkojë për familjarët e të burgosurve”, ka thënë me këtë rast Abedin Sahiti.
Ndërkaq për koordinimit e këtyre mjete është përkujdesur profesori i edukatës fetare Abdyl Samet Rrahimi.
Këtë veprim humanitarë e ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva” , Telat Arifi . /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/shkolla-mesme-teknike.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!