Presheva fillon mbarë me transparencë, debat publik për buxhetin komunal 2017 (orari)
Komuna e Preshevës, për herë të parë organizon debate publike me të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e buxhetit komunal, për një planifikim sa më kualitativ dhe transparent për vitin e ardhshëm kalendarik 2017.Sipas njoftimit të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi buxheti komunal nuk është vetëm një koleksion i numrave, por një shprehje e vlerave dhe aspiratave tona se si duam ta ndërtojmë dhe zhvillojmë komunën në të ardhmen.
“Të ftuar në debate publike do të jenë drejtorët e institucioneve publike, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, kryetarët e bashkësive lokale, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, bizneset lokale, përfaqësuesit e partive politike, organizatat ndërkombëtare, Zyra e të rinjve, forumet rinore, unionet e studentëve, si dhe një takim i madh publik me qytetarët”, thuhet në njoftim e komunës së Preshevës, e cila ka prezantuar programin e këtyre takimeve si më poshtë./Titulli.com/