Ministri Mladen Sharçeviq premton mbështetje për fakultetin ekonomik në Bujanoc
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë, Mladen Sharçeviq gjatë qëndrimit të tij në Bujanoc ka vizituar edhe paralelen e ndarë të Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.Ai ka folur me dekanin e këtij fakulteti Aleksandër Gruborom dhe ka thënë se sikur të gjithë të tjerët edhe ky institucion mundë të llogarisë në ndihmën e ministrisë që ai drejton, shkruan Titulli.com.
“Sigurimi dhe mbajtja e mësimdhënies së cilësisë së lartë në këtë institucion të shkollimit të lartë është një nga prioritetet tona”, është shprehur Grubor.
Mësimin në këtë fakultet e ndjekin 400 studentë në gjuhën serbe dhe atë shqipe ndërsa deri më tani kanë diplomuar afro 30 studentë./Titulli.com/