Lokale
Pranimi i diplomave nxit shpresat e karrierës në Luginë
Një marrëveshje e arritur midis qeverive të Kosovës dhe Serbisë lejon diplomat e çertifikuara nga Shoqata e Universitetit Evropian të njihen nga punëdhënësit në të dy vendet, duke zgjeruar tregun për të diplomuarit dhe punë-kërkuesit.
Marrëveshja, e bërë në korrik 2011, erdhi pas dialogut të mbështetur nga BE mbi njohjen e përbashkët të diplomave lëshuar nga universitetet e tyre. 74 diplomat e para iu dhanë studentëve të Kosovës në 19 korrik, pasi u çertifikuan nga shoqata me një shqyrtim nga një panel ekspertësh që afirmuan cilësinë e edukimit të studentëve.
Marrëveshja është e mirëpritur në vende si Lugina e Preshevës, në Serbinë jugore, ku shumë studentë shqiptarë studiojnë në Prishtinë por diplomat e të cilëve shpërfilleshin në vendin e tyre.
"Imagjinoni se si ndjehesh kur ke në dorë një diplomë universiteti, por pa qenë në gjendje ta vësh në përdorim në vendin ku jeton," tha Amir Rexhepi, një student i mjekësisë që përfundoi studimet e tij në Prishtinë vitin e kaluar.
Diploma e tij ishte një nga ato të çertifikuarat muajin e shkuar. "Kurdoherë që u përpoqa të regjistrohesha në zyrën e punës, ata më ofronin të regjistrohesha vetëm si me shkollë të mesme", deklaroi Rexhepi.
Samuel Zbogar, shefi i zyrës së BE në Kosovë, tha se marrëveshja është një zgjidhje për studentët në të dy vendet që kanë qenë bllokuar nga tregjet e punës. Shifrat aktuale të papunësisë janë 28% për Serbinë dhe 45% për Kosovën.
Zyrtarët gjithashtu shpresojnë se marrëveshja do të shpjerë në standarde të ngjashme arsimore në rajon.
"Shoqata e Universitetit Evropian pranoi të asistojë në procesin e çertifikimit pasi është në përfitim të universiteteve dhe studentëve të tyre në rajon dhe plotësisht në përputhje me misionin e EUA dhe mandatin në nxitjen e një arsimi të lartë dhe kërkimi koherent.," tha Lesli Uilson, sekretare e përgjithshme i shoqatës.
Nazmi Mehmeti, gjithashtu një i diplomuar për mjekësi, nga Lugina e Preshevës, është optimist se do të gjejë një punë në Serbi tani që diploma e tij njihet.
"Ka shpresë se zbatimi i marrëveshjes së diplomave nuk do të pritet me armiqësi nga Serbia , sepse jemi të lodhur me luftën për të drejtat bazë të njeriut," tha Mehemti./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/acrediditimi-i-diplomave.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!