Bujanoci me menaxhim të kualitetit dhe mjedisit
Lokale

Bujanoci me menaxhim të kualitetit dhe mjedisit

10.Aug.2012 15:47
0
Bashkësia Evropiane dhe Qeveria e Zvicrës përmes programit të partneritetit evropian me komunat “BE PROGRES”, përkrahë procesin në futjen e sistemit të menaxhimit të kualitetit ( QMS ) dhe sistemin e menaxhimit të mjedisit jetësor ( EIA ) në komunën e Bujanocit Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me rastin e zgjedhjes së komunës së Bujanocit në mesin e pesë administratave lokale në të cilat do të realizohet ky projekt, ka deklaruar “veçanërisht jemi të kënaqur që në komunën e Bujanocit zbatohet procesi i hyrjes të Sistemit të menaxhimit të kualitetit ( QMS ) dhe sistemi i menaxhimit të mjedisit jetësor ( EIA )”. Arifi mendon se një sistem i tillë i përcjelljes së shërbimeve të cilat ia afron qytetarëve, do të kontribuojnë në përmirësimin e efikasitetit dhe kualitetit të punës në të gjitha drejtoratet e komunës, ndërmarrjet publike dhe institucione. “Jemi të njoftuar se komuna e Bujanocit pas vlerësimit të komisionit të pavarur të ekspertëve, është zgjedhur gjatë këtij muaji në konkurrencë me 25 qytete dhe komuna jugore dhe jugperëndimore të Serbisë”, tha kryetari i komunës së Bujanocit Nagi Arifi. “BE PROGRES” përmes këtij projekti, do ti ndihmoj komunës së Bujanocit në rregullimin e dokumentacioneve planifikuese, zona mbrojtëse rreth ujësjellësit në Bujanoc, rregullimin e dokumentacioneve projektuese për ndërtimin e  stacionit transferues dhe përparimin e punës së administratës lokale tatimore. Kujdesi i veçantë do ti kushtohet përmirësimit, respektimit të principit të menaxhimit të mirë në punë të administratës lokale: përgjegjësisë publike, pjesëmarrjes së qytetarëve, efikasiteti dhe mos diskriminimit. Ky projekt për pos në komunën e Bujanocit do të realizohet edhe në administratat lokale të Surdulicës, Prokuples, Novi Pazarit dhe Ivanjicës. “BE PROGRESI” ka për qellim të ndihmoj zhvillimin e 25 komunave të jugut të Serbisë. Bashkimi Evropian ka ndarë 13.5 milion euro për realizimin e programit, Qeveria e Zvicrës 2.5 milion, ndërsa Qeveria e Republikës së Serbisë merë pjesë me 1.5 milion euro. PROGRESIN e zbaton zyra e Kombeve të Bashkuara  për shërbime projektuese UNOPS./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/komuna-Bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Preshevarët në burg, akuza trafikim me njerëz
Pranimi i diplomave nxit shpresat e karrierës në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration