Portalet “fantome” të Luginës do t’i nënshtrohen ligjit
Lokale

Portalet “fantome” të Luginës do t’i nënshtrohen ligjit

24.Mar.2013 19:39
0
Qytetarët dhe institucionet të cilat vlerësojnë se janë dëmtuar, nga dita e sotme mund të ngrisin ankesë në Këshillin për Shtyp për publikimet në portalet informative si dhe agjencitë e lajmeve. Amendamentet e miratuara së fundmi në Statutin e Këshillit për Shtyp, organi i vetëm rregullativ i ngritur për të monitoruar pajtueshmërinë me Kodin e Gazetarëve të Serbisë në median e shkruar, ka zgjeruar juridiksionin me çrast tani do të kenë qasje edhe në mediat online të cilat nuk e kanë versionin e shtypur, si dhe ndaj agjencive të lajmeve. Me ndryshimin e Statutit të Këshillit për Shtyp, gjithashtu i është mundësuar komisionit për ankesa që në të ardhmen të japë mendimin se a është thyer kodeksi i gazetarisë në ato media të cilat nuk e kanë pranuar juridiksionin e këtij këshilli, gjë e cila deri më tani nuk ka qenë e mundur. Komisioni për ankesa në këto raste do të jap mendimin i cili do të kumtohet publikisht. Zgjerimi i përgjegjësive i Këshillit për Shtyp do të duhej t’i mundësoj një numri sa më të madh të qytetarëve që të realizojë të drejtën për ankesë. Amendamentet e miratuara do të vlejnë edhe për portalet “fantome” të Luginës të cilat përveç që janë të regjistruara si domen, nuk figurojnë të regjistruara edhe në institucionet zyrtare të Serbisë, si në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve (ARB). Me këto ndryshime tani  e tutje nuk do të shpëtojnë edhe drejtuesit e këtyre portaleve të cilët nuk merren me gazetari, por me etiketime dhe opinione të cilat i shkruajnë nga dhomat e tyre të ngrohta. Në Luginë i vetmi portal i regjistruar në ARB është Titulli.com, i cili njëherit ka staf të gazetarëve, ndërsa redaksinë qendrore e ka të vendosur në Bujanoc. Asociacioni i Mediave të Pavarura të Luginës (AMPL) ka konsideruar se portalet “fantome” e kane prishur imazhin e gazetarisë dhe kështu janë duke penguar zhvillimin dhe avancimin e gazetarisë në këtë rajon. Në të ardhmen AMPL do ti njoftojë të gjitha organet përgjegjëse në rast të thyerjes së Kodeksit gazetaresk. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/kompjuteri.png): failed to open stream: No such file or directory
Bizneset e Luginës synojnë tregun rajonal (video)
Kanali ujor Danub-Preshevë-Selanik, portin më të madh jugor do ta ketë në Vranjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration