Kanali ujor Danub-Preshevë-Selanik, portin më të madh jugor do ta ketë në Vranjë
Lokale

Kanali ujor Danub-Preshevë-Selanik, portin më të madh jugor do ta ketë në Vranjë

24.Mar.2013 12:50
0
Ministri serb i Minierave dhe Planifikimit hapësinor Milan Baceviq gjatë qëndrimit në Vranjë ka thënë se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për vazhdimin e ndërtimit të kanalit ujor Morav-Vardar-Danub me Fondin Kinez për Zhvillim. Baceviq këto deklarata i bëri të shtunën në Vranjë në zyrat e Partisë Përparimtare Serbe, duke thënë se në këtë projekt Vranja do të ketë portin më të madh në jug të Serbisë. “Bëhet fjalë për një projekt të madh i cili paraqet një shans të ri për zhvillim të Serbisë, mirëpo edhe të Vranjës”, është shprehur ministri, duke shtuar se Serbia nuk e ka mundësin që vet ta financojë këtë projekt “megaloman”, mirëpo ka shtete të cilat dëshirojnë që ta financojnë këtë projekt. Ministri serb i Minierave dhe Planifikimit hapsinor gjatë këtij muaji qëndroi për vizitë edhe në SHBA, me çrast pas kthimit ai ka theksuar interesimin e amerikanëve për përfshirjen në projektin në fjalë. “Interesimi i tyre në projektin ujor është i baraspeshuar me interesimin Kinez .Gjithashtu ata kanë ofruar përvojat e tyre në realizimin e studimit të fizibilitetit”,  thotë Baceviq, transmeton Titulli. Në pyetjen se çfar do të bëhet tani kur tashmë është nënshkruar marrëveshja me Kinezët, Baceviq deklaron se Qeveria e tij në këtë protokoll ka potencuar se “marrëveshja me kinezët” nuk donë të thotë që të suspendohen bisedimet me vende tjera të interesuara. "Po, Amerikanët e dinë, por në Protokollin nënshkruar  me Kinezët qartasi shkruan se ne  nuk  suspendojmë mundësin për të biseduar edhe me vende tjera të interesuara . Projektin do ta realizoi ai që ofron ofertën më të mirë.  Ata ( Amerikanët) ndoshta do të hyjnë së bashku me Kinezët në projekt, jam ndërmjetës në këto bisedime” – përfundon Baceviq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/kanali.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Portalet “fantome” të Luginës do t’i nënshtrohen ligjit
Arbenita Bajrami nga Presheva recituesja më e mirë e manifestimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration