Policia e Vrajës me kallëzim penal për shtetasin e Maqedonisë me qëndrim në Bujanoc, shmangja nga tatimi
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vrajë, në bashkëpunim me inspektorët e Policisë Tatimore, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në këtë qytet, kanë paraqitur kallëzim penal kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, thuhet në raportin e policisë në Vrajë, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij raporti bëhet fjalë për një 56 vjeçar shtetasi të Maqedonisë së Veriut, me banim në zonën e Bujanocit dhe ekziston baza e dyshimit se ka kryer vepra penale të shmangies nga tatimi dhe mashtrimit tatimor.
Ai dyshohet se nga data 01.01.2019 deri më 15 maj të këtij viti, si përgjegjës i një dyqani në Bujanoc, në librat e tij afarist nuk ka raportuar qarkullimin e mallrave që e ka blerë në tregun ilegal dhe të cilin e ka reklamua dhe shiten përmes rrjeteve sociale persona fizik në territorin e Serbisë përmes shërbimeve korriere.
Gjithashtu dyshohet se gjatë kësaj periudhe nuk ka dorëzuar deklarata tatimore në organin tatimor kompetent për qarkullimin e mallrave.
Në këtë mënyrë, siç dyshohet ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë për më shumë se 36.500.000 dinarë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/olicia.jpg): failed to open stream: No such file or directory