Komuna e Preshevës fillon përgatitjet: Nga dita e shtunë (1 Tetor), qytetarët kanë mundësi t'i pranojnë regjistruesit
Në sallën e konferencave, u mbajt takimi i Regjistruesve të trajnuar - për procesin e Regjistrimit të Popullësisë dhe amvisërive, me qëllim definimin dhe ecurinë e punës që do t'i prijnë nga 1 Tetori deri më 31 Tetor, 2022, thuhet në njoftimin e publikura në ueb-faqen ekomunës së Preshevës.
Nga dita e shtunë (1 Tetor), qytetarët kanë mundësi t'i pranojnë Regjistruesit nëpër shtëpitë e tyre, për t'i ofruar të dhënat për veten dhe secilin anëtar të familjes, pavarësisht ku jetojnë.
Regjistruesit që po i shihni në foto, do të marrin të dhënat tuaja për regjistrim.
Ky grup do ta mbulojë Rrugën e Zhunicës, që lidhet me Rrugën 15 Nëntori, deri tek Kryqëzimi me Rrugën "Selami Hallaçi", "Sava Kovaçeviq" dhe vazhdojnë me Rrugën "Buro Vukmiroviq", "Rrugën e Rinisë" dhe "Rrugën e Prishtinës".
Rrethi i dytë i Regjistruesve përfshinë - Rrugën "Ramiz Sadiku", "Abdullah Krashnica" dhe "Rrugën e Vranjës"
Rrethi i tretë i Regjistruesve përfshinë - një pjesë të "Rrugës Karposh", një pjesë të lagjeve të fshatit Norçë dhe pjesërisht lagjen e Llapincës.
Me besimin e plotë, fillimisht ndaj Regjistruesve, ftojmë të gjithë qytetarët - t'i përgjigjen në mënyrë masive Procesit të Regjistrimit!