Pas numërimit të 99 % të votave, shqiptarët ende pa asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë
Lokale

Pas numërimit të 99 % të votave, shqiptarët ende pa asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë

05.Apr.2022 22:10
0

Parlamenti i Serbisë pritet të mos ketë asnjë zë shqiptar në legjislacionin e ri.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka proceduar 98,72 % të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, ku shqiptarët nuk do të përfaqësohen në parlament.

 

Dy listat shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e fundit nuk kanë arritur deri më tani të marrin votat e nevojshme që të kenë ulëse në Kuvend.

Sipas rezultateve të fundit, “Koalicioni i Shqiptarëve” i Shaip Kamberit ka marrë deri më tani besimin e 0.26 për qind të qytetarëve, gjegjësisht ka 9,654 vota, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë deputet.

Gjithashtu edhe lista tjetër e shqiptarëve e kryesuar nga Shqiprim Arifi, “Alternativa për Ndryshim” ka marrë besimin e shumë pak votuesve. Ajo deri më tani ka 0.09 për qind apo 3, 277 vota, që do të thotë se do të mbetet jashtë Kuvendit.

Nga distanca të dy përfaqësuesit e dy listave pjesëmarrëse kan filluar akuzat mes veti dhe harrojnë qe interesi qytetarë publik është më i rëndësishëm sesa ulëset në kuvendin e Serbisë./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-kamberi-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kandidati për deputet Kamberi: Të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration