Kandidati për deputet Kamberi: Të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës
Lokale

Kandidati për deputet Kamberi: Të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës

05.Apr.2022 17:48
0

Kandidati për deputet, nga lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi ka shkruar për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 3 Prill.

Postimi i plotë i Shaip Kamberit në Facebook:

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9644 përkundër vështirësive të shumta me të cilat u përball në këtë proces zgjedhor.
 
Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.
.
Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës.
 
Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.
 
Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës.
 
Me këtë rast, dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve.
 
Përulje për të gjithë aktivistët në radhë të parë të Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik – Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate që më mbështeten pa rezervë.
 
Megjithë votat e marra ato akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/haip-kamberi-p.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryeministri Kurti: Shqiptarët të Luginës së Preshevës i është bërë një padrejtësi e madhe (video)
Pas numërimit të 99 % të votave, shqiptarët ende pa asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration