Partia Demokratike shënon 8 vjetorin: Do të jemi bartës të qeverisjes në Bujanoc më 2020 (video)
Partia Demokratike po shënon 8 vjetorin e themelimit të saj e cila më 2 korrik të vitit 2011 filloi nismat e saj të organizimit politik në Luginë të Preshevës.
Më poshtë është mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike, Ngaip Arifi:
Mesazh urimi i kryetarit të PD-së për 8 vjetorin e themelimit të saj
Të dashur anëtarë, simpatizues, e dashura rini e Partisë Demokratike,
Me rastin e 8 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike më lejoni që t’ju shpreh urimet më të sinqerta në këtë përvjetor për secilin anëtar dhe simpatizues, duke filluar nga iniciatorët e deri te anëtari më i ri i Partisë Demokratike.
U bënë 8 vjet kur së bashku filluam rrugëtimin tonë politik. 2 Korriku shënon një datë të rëndësishme për popullin shqiptar. Përveç rëndësisë së aprovimit të deklaratës kushtetuese të pavarësisë së Republikës së Kosovës më 2 korrik 1990, për jetën politike në Luginë ka edhe një rëndësi tjetër.
Pikërisht në vitin 2011 lindi një Lëvizje Politke, që më pastaj më 2 korrik u pagëzua me emrin Partia Demokratike me seli në Bujanoc.
Gjatë këtyre 8 viteve Partia Demokratike u ballafaqua me shumë sfida.
Sfida këto të cilat kishin për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët tanë.
Me këtë rast, hapëm dyert për të gjithë ata të cilët shprehën vullnetin e para së gjithash për rininë shqiptare që përmes Partisë Demokratike të japin kontributin e vet për të punuar për të mirën e përbashkët.
Punën tonë 8 vjeçare qytetari jonë e sheh çdo ditë e sidomos atë të qeverisjes 2012 - 2016.
Kemi punuar bashkërisht që të krijojmë kushte të barabarta për çdo qytetar.
Kemi bashkuar vëllezërit nga Malësia me qytetin e Bujanocit dhe fshatrat tjera përmes ndërtimit të rrugës Tërnoc – Breznicë,
I siguruam banorët nga vërshimet permanente që iu kanoseshin atyre duke rregulluar shtratin e lumit Tërnoc.
Rinisë i siguruam kushte më të mira studimi duke ndërtuar objektin univerzitar, më të mirin në rajon.
Bëmë edhe shesh modern.
Me miqtë tanë ndërkombëtar nëpërmes organizatave ndërkombëtare si USAID-i, PROGRESI EUROPIAN, HELP-i, TIKA, RUMELISIAD, etj ndihmuan bizneset dhe bujqit.
Para se të purfundojmë dekadën e parë të themelimit të Partisë Demokratike ju garantoj se do jemi bartës të qeverisjes në Bujanoc në vitin e ardhshëm, e në Medvegjë do jemi në qeverisjen lokale ku do të marim përgjegjesinë që sovranit t’ iu kthehet dinjiteti, kurse në Preshevë në fillim të dekadës së dytë të veprimit të PD-së, do jemi edhe në qeverisjen lokale atje.
Në fund, të dashur anëtarë dhe simpatizues të PD-së, ju uroj shëndet dhe suksese në të ardhmen.
Gëzuar për shumë mote me Partinë Demokratike.
Gëzuar !
copy(/home/titulli/public_html/images/image/artia-demokratike.jpg): failed to open stream: No such file or directory