Aktivistë të PVD-së: Shqiprim, 1 korriku erdhi, ku është kufiri Miratoc - Llojan?
Lokale

Aktivistë të PVD-së: Shqiprim, 1 korriku erdhi, ku është kufiri Miratoc - Llojan?

02.Jul.2019 12:16
0

Forumi Rinorë i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë përmes një aksioni ka protestuar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan duke e cilësuar se një mashtrim të opinionit. 

 “Një grup i Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilloi një aktivitet rrugor në tërë komunën e Preshevës, i cili si qëllim kishte demaskimin e mashtrimit të kryetarit të komunës dhe të APN dhe lojën e tij me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës me një temë kaq të ndjeshme siç është hapja e kufirit Miratoc – Llojan”, thuhet në njoftimin e publikuar të PVD-së.

Aktivistët e FF të PVD-së fotografinë të cilën vet kryetari aktual e kishte publikuar në vendkalimin kufitar Miratoc - Llojan, e vendosën në tërë komunën e Preshevës me mbishkrimin "Shqiprim...1 korriku erdhi, ku është kufiri?".

Kurse para objektit të komunës së Preshevës aktivistët gjithashtu  vendosën një piramidë me disa pyetje dhe mbishkrime si: "Shqiprim, sot 1 korriku...kufiri a u hap?", "1 korriku = 1 prilli i Shqiprimit", "Sot ditë feste apo ditë zhgënjimi?", "Deri kur me mashtrime?" etj.

Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik pret  ditëve në vijim pret  se cila do të jetë data e ardhshme "definitive" sipas Shqiprim Arifit për hapjen e kufirit Llojan Miratoc./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-pvd.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mirënjohja “Nxënësi i klasës” për Diellza Veseli, model motivi në shkollën e Preshevës
Partia Demokratike shënon 8 vjetorin: Do të jemi bartës të qeverisjes në Bujanoc më 2020 (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration