Lokale
Partia Demokratike në bisedime për zgjerimi të koalicionit
Zyra për informim e PD-së përmes një kumtese të dërguar redaksisë së Titullit njofton se java e ardhshme do të jetë kthesë në jetën politike të komunës së Bujanocit
“Pas dështimit për formimin e shumicës në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga partitë opozitare shqiptare, sidomos në seancën e ditës së premte, subjekti ynë ka filluar bisedimet me subjektet e interesuara për tu bërë pjesë e qeverisjes lokale”, thuhet në këtë kumtesë të Partisë Demokratike, raporton Titulli.
Sipas këtij subjekti, marrëveshja për zgjerim të koalicionit qeverisës pritet të arrihet brenda javës së ardhshme dhe se në koalicion do të jetë një, apo më shumë parti.
PD në këtë kumtesë nuk i zbulon subjektet e interesuar për tu bashkuar me qeverinë lokale, mirëpo thotë se bisedat janë duke u zhvilluar.
Kjo parti e re e cila në zgjedhjet e 6 majit fitoi më shumë vota nga partitë tjera shqiptare, por edhe ato serbe, përmes shërbimit për informim thotë se “tema, u rrëzua, nuk u rrëzua pushteti, do të jetë temë e harruar, pasi me zgjerimin e ri që pritet të ndodhë ajo do të jetë shumë stabile”.
“Koalicioni opozitar fiktiv, PVD, LPD dhe UDSH, që mbahet për shkak të interesave të ndryshme, me gjasa reale do të shpartallohet”, thotë kumtesa.
Edhe pse në kumtesë nuk tregohet se cili subjekt do të bashkohet me PD-në, fjalia e fundit për “shpartallimin e koalicionit opozitar”, ngritë dyshimin mbi ate se ndonjëri prej këtyre subjekteve shqiptare që janë në opozitë, do të bashkohen me PD-në e Nagip Arifit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/PD-logo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!