Lokale
Bujanoci dhe Presheva, me çmimet më të ulëta të banesave
Në tregun e pasurive të patundshme në jug të Serbisë, çmimet gjithnjë e më të ulëta, ndërsa në Bujanoc, Preshevë, Bosilegrad, por edhe në Vlladiçki Han kanë arrit pikën minimale.
Për shkak të shpërnguljes së madhe, çmimi i një metri katror i banesës në Bujanoc dhe Preshevë, duke marrë për bazë edhe lokacionin, sillen edhe rreth 300 euro pa tvsh, raporton Tanjugu.
Nexhat Behluli, pronar i kompanisë “Elhan komerc”, i cili merret me ndërtimin dhe shitjen e banesave, thotë se, për shkak të ofertave të shumta dhe kërkesave të pakta, çmimi i një metri katrorë për ndërtesë në Bujanoc dhe Preshevë shkon edhe deri në 300 euro.
“Për fat të keq, për shkak të shpërnguljeve të mëdha nga i tërë ky rajon, metri katrorë për ndërtesë në Bujanoc është në minimumin historik, nga 500, 400, ndërsa shpesh edhe 300 euro. Situatë e ngjashme është edhe me shitjen e shtëpive”, thotë Behluli.
Vlladimir Zaharijev, kryetar i komunës së Bosilegradit thotë se në rrethin e tij nuk ka oferta për banesa, ndërsa çmimet e objekteve familjare janë jashtëzakonisht të ulëta.
“Sot në Bosilegrad, në qytet, një objekt familjarë për banim me 200 metra katrorë, dy kate, me kopsht, mund të blihet me një çmim prej 20 deri 25 mijë euro”, thotë Zaharijev.
Çmimet më të larta të banesave në jug të Serbisë janë në Vranjë, ndërsa ato sillen rreth 600 euro për një metër katrorë.
“Gjithçka që prodhojë për treg, atë edhe e shesë. Tek unë metri katrorë i banesës është 600 euro, plus tvsh”, thotë Boban Zllatanoviq, pronar i kompanisë ndërtimore “Meteor” nga Vranja.
Në komunat e jugut të Serbisë hiç më mirë nuk qëndron situata as me çmimet e tokës së punueshme.
“Në Banjën e Vranjës, afër lumit Morava, aty ku rregullisht toka mund të ujit, metri i tokës së punueshme kushton nga 1 deri në 1.5 euro, kurse në pjesët malore më së shumti 0.50 cent”, thotë Branisllav Stefanoviq nga Banja e Vranjës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/banesa2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!